Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri 110 euro, të përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për 2024.
Ai ka thënë se kjo e bën pagën mesatare bruto 780 euro/muaj në sektorin publik.
Buxheti për paga në vitin 2023 ishte 17% më i lartë sesa viti 2022.
Ndërsa sivjet shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion që për 2022 ishte 11.6%, ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9 për qind, ka shkruar Murati në Facebook.