Shoqata e Kultivuesve të Arrës dhe Lajthis ka reaguar kundër shtyrjes së pa nevojshme të kontratave për ngritjen e plantacioneve të reja.
Në reagimin e tyre thuhet se “në këtë kohë të mirë pa reshje dmth kohë ideale për përgatitjen e tokës bujqit e kanë të pamundur që t’i përgatisin parcelat e tyre për shkak të mos nënshkrimit të kontratave me Ministrinë e Bujqësisë.
“Ne si shoqatë i bëjmë thirrje ministrit Faton Peci që të filloj menjëherë me nënshkrimin e kontratave ose t’i anuloj tërësisht pasi që është e pamundur me u përgatitë toka për shkak te kohës së shkurtër për mbjelljet pranverore”, thuhet në reagimin e Shoqatë së Kultivuesve të Arrës dhe Lajthis.
Më tej thuhet po ashtu se kjo kritikë ndaj ministrit është qe sa vite, sepse sipas tyre pa arsye zvarritë nënshkrimin e kontratave edhe fermerët për shkak të kohës së limituar e kanë të pamundur t’i kryejnë më sukses afatet e parapara për ngritjen ose përgatitjen e plantacioneve.