Agjencia e Statistika të Kosovës ka prezantuar publikimin e fundit të Anketës së Fuqisë Punëtore.
Aty thuhet se shkalla e papunësisë ka arritur në 11.8 për qind në tre mujorin e katërt të vitit 2022, ndërsa në tre mujorin e parë të 2023-tes, ishte 11.5 për qind.
Kjo përqindje nuk po i duket e saktë, Agim Shahinit nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.
Shahini thotë se nuk ka mundësi të ketë ulje të papunësisë.
Pasi sipas tij, në shumë dyqane në Kosovë po kërkojnë punëtorë.
“Në shumë dyqane në Kosovë kërkohet punëtorë e si mund të jetë numri më i ulët i papunësimit. Pagat janë të ulëta e që e rrisin interesimin për të dalë nga vendi ose për të gjetur ndonjë formë tjetër. E për mos me i paguar taksat i gjejnë disa forma që mos të jenë në formë formale por informale që të ulën statistikat normale”, tregoi Shahini.
Shahini thotë se që nga pas lufta forma e informalitetit në punësim është prezent.
“Pavarësisht që në vend është papunësia e madhe kërkohet vazhdimisht për punëtorë. Fakti që ka rënë papunësia në vend, ekziston një formë tjetër e punësimit që është informaliteti, ky në punësim është shumë i lartë dhe kjo vazhdon të jetë një trend që nga pas lufta”, tha ai.
Kjo është arsyeja se pse ka mundësi të ulët numri i papunësisë në Kosovë, sipas Shahinit.
“Tash kur po kërkohen punëtorë numri i kërkuesve është më i vogël se numri i trendit të rritjes së ikjes së punëtorëve nga Kosova është shtuar, kjo tregon që një numër i atyre që është më pak i punësuar sivjet disa kanë dalë nga Kosova, disa janë heq nga skemat sociale dhe që kanë punuar dhe nuk janë pranuar në dy format e disa janë të punësuar në sezon më së shumti në ndërtimtari, bujqësi e gastronomi, këta kanë numër më të madh të informalitetit”, thotë Shahini.
Shahini thotë se qeveri nuk po lëviz karshi papunësisë në vend.
“Qeveri asnjë masë nuk po merr lidhur me uljen e papunësisë. Masat e punësimit që i kanë marr i përngjajnë që janë duke formalizu punësime se sa të bëjnë punësime të reja”, theksoi ai.