Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se gjatë muajit janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja, ndërsa janë shuar 133.
Ai ka shkruar në Facebook se nga viti i kaluar janë regjistruar gjithsej 11.409 biznese të reja.
“Në vitin 2023 nëse e marrim si total, janë regjistruar gjithsej 11.409 biznese të reja.
Mirëpo nëpër studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë. Edhe kësaj radhe, shifrat dhe faktet demantojnë propagandën,” shkroi ai.