Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), njofton se është rritur indeksi i qarkullimit të industrisë.
"Në muajin janar të vitit 2024, Indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë kishte rritje për 2,5%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Janar 2023)", njofton ASK.
Ndërsa, ulje kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse për (-19,24%).
Në muajin janar të vitit 2024, indeksi i numrit të të punësuarve në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ujë dhe avull të kondicionuar kishte rritje për 2.81% ndërsa ulje kishte në sektorin e Industrisë nxjerrëse (Minierat dhe Guroret) për (-10,9%).
"Në muajin Janar të vitit 2024 Indeksi i fondit të pagave dhe meditjeve kishte rritje në sektorin e Industrisë përpunuese për 18.81%, ndërsa renje kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse (Minierat dhe Guroret) për -9.52%", njofton ASK.