Kreditë e këqija arrijnë në 7.7 milionë euro

Ekonomi

Kreditë e këqija arrijnë në 7.7 milionë euro

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 18:16
BQK

Në raportin tre mujor të vlerësimit të Ekonomisë të publikuar sot nga Banka Qendrore e Kosovës thuhet se në fund të muajit mars të këtij viti kreditë jo performuese apo siç njihen në publik kreditë e këqija kanë arritur në 7,7 milionë euro.

Në raportin e BQK-së më tutje thuhet se raporti i kredive joperformuese ndaj gjithsej kredive shënoi rënie vjetore në 1.7 përqind nga 1.8 përqind në mars 2023, përkundër rritjes së lehtë të vlerës së kredive joperformuese.

“Vlera e kredive joperformuese ka arritur ne 7.7 milionë euro nga 6.8 milionë në vitin paraprak, mirëpo për shkak te rritjes se lartë të kreditimit raporti i kredive joperformuese ka shënuar rënie.

Niveli i mbulueshmërisë së kredive jo-performuese me provizione në mars 2024 u rrit për 4.7 pikë përqindje, në 154.5 përqind” thuhet në raportin e BQK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat