Mikrofinancat për tre muaj fituan 4.9 milionë euro

Ekonomi

Mikrofinancat për tre muaj fituan 4.9 milionë euro

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 18:29
Ilustrim

Vetëm për tre muajt e parë të këtij viti profiti neto i sektorit  të mikrofinancave shënoi rritje vjetore të përshpejtuar prej 20.0 përqind, nga 0.9 përqind rritje në vitin paraprak, duke arritur vlerën prej 4.9 milionë euro.

Këto të dhëna janë publikuar në raportin tre mujor të vlerësimit të ekonomisë të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Më tutje në raport thuhet se të hyrat e sektorit arritën vlerën 20.6 milionë euro, rritje vjetore prej 35.2 përqind. Shpenzimet u rritën për 40.9 përqind, duke arritur kështu vlerën 15.6 milionë.

“Të hyrat nga interesi shënuan rritje të përshpejtuar vjetore prej 24.6 përqind nga 16.6 përqind, kryesisht si rezultat i rritjes së lartë të kreditimit. Vlera e tyre në mars 2014 arriti në 17.3 milionë euro, duke përfaqësuar 84.4 përqind të gjithsej të hyrave. Të ardhurat nga jointeresi arritën vlerën në 3.2 milionë euro, për 1.9 milionë euro më e lartë se një vit më parë (shprehur në përqindje, për 150.5 përqind më e lartë). Kjo rritje e theksuar e të hyrave nga jointeresi është kryesisht si rrjedhojë e riklasifikimit të dy institucioneve financiare me peshë të konsiderueshme në kuadër të gjithsej aseteve të sistemit, të cilat në të kaluarën trajtoheshin si ndihmës financiar, kurse tani janë rikategorizuar në kuadër të IMF/IFJB-ve, që për aktivitet kryesorë kanë shërbimet e pagesave. Andaj, kjo ka rezultuar në rritje të theksuar të nënkategorisë së të ardhurave nga jointeresi, pa afektuar të ardhurat nga interesi (pasi që këto institucione nuk lëshojnë kredi)” thuhet në raportin tre mujor të vlerësimit të Ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat