Gjashtë ndërmarrje përfitojnë fonde për fuqizim digjital nga MINT-i

Ekonomi

Gjashtë ndërmarrje përfitojnë fonde për fuqizim digjital nga MINT-i

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 10:44
Rozeta Hajdari

Gjashtë ndërmarrje kanë përfituar fonde nga marrëveshja për skemën e granteve për certifikimin e produkteve nga Iniciativa për Fuqizim Digjital nëpërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kjo marrëveshje përfshin planifikim deri në vitin 2030, teksa pjesë e saj janë shtatë sektorë prodhues e përpunues, të cilat ministrja Rozeta Hajdari gjatë konferencës për media, i cilësoi si “yje në rritje për t’u zhvilluar më tutje në zingjirin global të vlerës”.

“Përmes skemës së certifikimit të produkteve kanë përfituar 6 ndërmarrje, me të cilat do të nënshkruajmë marrëveshje sot, derisa në fazën e dytë që planifikojmë të lansojmë së shpejti, planifikojmë edhe 20 ndërmarrje përafërsisht”, ka deklaruar Hajdari.

Në kuadër të projektit Iniciativa për Fuqizim Digjital, ajo ka thënë se janë përkrahur 33 ndërmarrje për shërbime digjitale. Hajdari ka premtuar përkrahje edhe të 70 ndërmarrjeve në këtë drejtim, derisa ka premtuar se do të ketë përkrahje edhe për blerje të makinerive.

“Transformimi strukturor është dinamika kyçe që shtyn rritjen ekonomike të shpejtë, prandaj në funksion të politikave industriale, tregtare, të ndërmarrësisë, jemi duke zhvilluar sa më shumë instrumente dhe skema mbështetëse për të shpalosur potencialin e ndërmarrjeve tona, si yje në rritje, për të qenë faktor kryesor për zhvillim socio-ekonomik në vendin tonë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat