Gërxhaliu: Dollari, valutë kryesore për pagesa - ky shekull do të jetë i ekonomisë amerikane

Ekonomi

Gërxhaliu: Dollari, valutë kryesore për pagesa - ky shekull do të jetë i ekonomisë amerikane

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 10:24
Safet Gërxhaliu

Safet Gërxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njohës i mirë i rrethanave ekonomike në vend, thotë se viteve të fundit kemi një trend të ndryshimit të orientimit tregtar të Kosovës, pasi që partnerët kryesor nuk janë më vendet e Ballkanit Perëndimor, por janë vendet evropiane, e në veçanti vendet aziatike.

Sipas tij, bazuar në të dhënat financiare shihet se importet nga Azia kanë trend rritje.

“Përveç rritjes së dukshëm, pra dominimit të importeve kemi edhe një rritje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo dëshmohet me faktin se valuta kryesore për pagesë është dollari amerikan. Nëse bëhet një analizë më e thuktë shihet se ka një rritje të dukshëm në mbi 3 miliardë transaksione me dollar”, ka thënë Gërxhaliu.

Më tutje ai thotë se dollari në Evropë është duke u fuqizuar gjithnjë e më shumë e kjo sipas tij tregon një stabilitet në SHBA dhe i cili do të reflektoj edhe në Ballkanin Perëndimor.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike thotë se në baza të parametrave aktual ky shekull do të jetë shekull i ekonomisë amerikane.

Pas zgjedhjeve të këtij viti shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kenë orientimin e saktë dhe dollari do të jetë edhe më i fortë.

3.4 miliardë transaksione me dollar gjatë një viti në Kosovë, dollari amerikan valuta kryesore për pagesa ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat