Transaksionet me dollarë amerikan janë rritur për 71% gjatë vitit të kaluar në Kosovë (2023), në raport me vitin 2021.
Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se vetëm gjatë vitit që lamë pas, pra vitit 2023, transaksionet me dollarë kishin arritur në 3 miliardë e 309 milionë dollarë.
Në raport me dy vitet paraprake shihet një rritje e dukshme e transaksioneve me dollarë.
Sipas të dhënave zyrtare nëse vitin 2022 transaksionet me dollarë kishin arritur vlerën e përgjithshme në 2,7 miliardë dollarë, deri sa në vitin 2021 transaksionet me dollarë ishin në rreth 2 miliardë euro.
Për njohës së sektorit të ekonomisë në vend rritja e transaksioneve me dollarë amerikan është tregues i rritjes së shkëmbimeve ekonomike të Kosovës më vende aziatike, por edhe bashkëpunimit më të mirë ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.