Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka deklaruar se Qeveria po i përdorë shifrat e mërgatës si investime të huaja.
Ai tha se pushteti aktual po manipulon me shifra për shkak të mungesës së investimeve.
“Qeveria Kurti e ka gabim këtë klasifikim që po e bënë. Investime të huaja reale me këtë Qeveri s’ka fare, në katër vite asnjë investitor s’ka ardhë. Lojë me shifra e manipulime për shkak që ka mungesë të investimeve në fusha të caktuara”, deklaron Shala.
Deputeti Shala thotë se mjetet e mërgatës nuk llogariten si investime të huaja.
“Investimet e mërgatës janë në blerjen e banesave e shtëpive”, thotë Shala.