ATK mblodhi kaq milionë euro në periudhën janar-gusht të këtij viti

Ekonomi

ATK mblodhi kaq milionë euro në periudhën janar-gusht të këtij viti

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Të hyrat tatimoren për periudhën janar-gusht 2024 kanë shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu ka bërë të ditur Administrata Tatimore e Kosovës (ATK, duke njoftuar se të hyrat për këtë periudhë janë rritur për 62.9 milionë euro, duke reflektuar pozitivisht në përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e performancës dhe zbatimin e reformave strategjike.

“Totali i të hyrave të inkasuara ka arritur në 642.0 milionë euro tatime, duke shënuar kështu rritje të qëndrueshme për buxhetin e shtetit. Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e reformave të rëndësishme që kanë për qëllim përmirësimin e efektivitetit dhe rritjen e transparencës”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se ndikimi i reformave të ndërmarra përfshinë digjitalizimin e proceseve të punës, trajtimin e borxheve tatimore, krijimin e kanaleve për raportim të rasteve korruptive, luftimin e evazionit tatimor, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënia janë disa nga reformat të cilat kanë ndihmuar në ngritjen e performancës.

Në fund thuhet se ATK mbetet e përkushtuar në forcimin e përmbushjes vullnetare dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimin e hendekut tatimor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë saktë detyrimet tatimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat