Në emisionin EURO n’T7 janë analizuar vendimet e fundit të qeverisë Kurti në rrafshin ekonomik, vendimet të cilat ekspertët i kanë vlerësuar si të pavrejtëshme.
Profesori universitar, Medain Hashini ka pohuar se veprimet e fundit të qeverisë Kurti për cështjen e pagave janë kthyer në tallje ngase gjithë se si qeveria ngriti pagatë për 6.8 euro, derisa sipas qeveria nuk ka bërë rritje por ndryshim të normave tatimore që kanë pordhuar këtë 6.8 euro kinse rritje.
“Nuk është rrit paga 6.8 euro porr është ndryshu norma tatimore kaq është kjo punë. Qytetarët kanë menduar se këto para ua ka dhënë qeveria e Kosovës, jo nuk ua ka dhënë qeveria, por që ata pagujanë 6.8 euro më pak tatim. Ky nuk është aspak veprim me të cilin qeveria duhet me u krenu, përkundrazi”, ka thënë profesori Hashani.
Sipas Hashanit pritjet e tij kanë qenë krejtësisht tjera.
“Unë kam prit që qeveria të vendos për rritjen e koficientit për të përballuar normën e lartë të inflacionit. Kjo qeveri nuk bëri asnjë veprim të këtillë. Duke dëgjuar informata të ndryshme nga burime qeveritare përsonalisht kam pritur që qeveria koficientin ta bëjë jo 135 sic ka propozuar LDK, por ta bëjnë atë 137 euro, por qeveria vendosi që të bëjë publik vendimin për ndryshime të normave tatimore e që si rrjedhoj paga u rrit për 6.9 euro”, ka shtuar Hashani.
Në këto katër vite të qeverisjes aktuale cmimet sipas tij janë rrit deri në 70% sa i përketë shportës së qytetarëve, derisa aftësia blerëse qytetare ka rënë deri në 60% kjo kryesisht për shkak se mosrritjes së pagave karshi normave të inflacionit.