Deficiti tregtar në Kosovë mbetet ende i lartë.
Ekonomisti, Besnik Avdiaj thotë se deficiti në Kosovë është përcjellur në favor të importit.
Avdiaj deklaroi se qeveria duhet t’i fuqizojë bizneset vendore.
“Parametrat ekonomik që i plotëson Kosova për ta ndryshuar këtë situatë në favor të saj janë të plotësuar, por çfarë mungon është një çasje strategjike e institucioneve tona që ta fuqizojnë biznisin vendor, kjo bëhet duke ndjekë politika më afatgjata,” tha Avdiaj.
Sipas tij, shteti duhet të punojë drejt fuqizimit të bizneseve vendore, ku thotë se bizneseve private duhet të iu mundësohet të investojnë.
“Përgjegjësia e shtetit vazhdon të mbetet në drejtim të fuqizimit të biznesit vendor, kjo bëhet duke mos ndjek politika sociale, ku paraja shpërndahet në para të xhepit, por duke ndjekur politika që ia mundësojnë biznesit privat të investojë e përmes investimit i rritë kapacitetet e prodhimit apo realizimit të shërbimeve.”
Avdiaj shtoi se rritja e kapaciteteve do të kontribuonte shumë, e sipas tij edhe do të nxiste një lloj konkurence ndërkombëtare në eksport të produkteve.
“Rritja e kapaciteteve do të kontribuojë në rritjen e konkurencës vendore në uljen e kostove dhe uljen e cmimeve nmë tregun vendore, pore dhe do të nxisë një lloj konkurence ndërkombëtare në eksportin e produkteve dhe shërbimeve jashtë vendit,” ka thënë Avdiaj.