Murati pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi

Murati pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 18:36
Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që nesër të marrin pjesë në votim për Marrëveshjen Ndërkombëtare me Bankën Botërore për kredinë prej 90 milionë eurosh.

Sipas Muratit, e veçanta e kësaj marrëveshjeje është se kamata është 0 për qind, falë angazhimit të qeverisë dhe reformave të ndërmarra, sipas tij, në kuadër të programit që kanë me Bankën Botërore.

“Kjo marrëveshje me këto kushte jashtëzakonisht të volitshme po pret ratifikimin në Kuvend që nga maji i këtij viti, dhe nesër do të jetë përsëri në rend dite në seancë, pika 6 më konkretisht”.

“Uroj e shpresoj që nesër edhe deputetët e opozitës do të marrin pjesë në votim ashtu që marrëveshja të ratifikohet dhe vendi të mund të përfitojë nga kjo marrëveshje”, tha Murati.

Tutje, ai tha se nëse përkthehet në vlerë financiare, i bie që Kosova do të kursente mbi 50 milionë euro për shkak të kamatës 0 për qind për 12 vite sa zgjatë marrëveshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat