Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gërxhaliu tha se largimi i Kosovës nga CEFTA do të ishte një autogol për vendin.
“Është një mbyllje e cila në qoftëse politika mendon se do ta paketojë si një formë të patriotizmit steril, atëherë biznesi do të ketë vështirësi shumë të mëdha , sepse këto bllokada dhe largimi i Kosovës nga CEFTA eventualisht do të jetë një godtije shumë e madhe në veçanti për sektorin prodhues, i cili është i dërmuarr”, tha Gërxhaliu.
Ai shtoi se prodhuesit në Kosovë edhe ashtu kanë probleme dhe një gjë e tillë sipas Gërxhaliut do të ia vështirësonte edhe më shumë funksionimin.
“Në ekonomi flet lapsi , kalkulimi dhe jo emocioni dhe politika”, shtoi ai.