Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Në të në rend dite ishte raporti me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit.
Poashtu edhe për Projektligjin për Kripto-asetet.
Gjithashtu në rend dite ka qenë rishpallja e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU”.