Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Ekonomi

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 11:41
Komisioni për Ekonomi

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në të në rend dite ishte raporti me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit.

Poashtu edhe për Projektligjin për Kripto-asetet.

Gjithashtu në rend dite ka qenë rishpallja e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat