Përjashtimi i Kosovës nga Procesi i Berlinit sipas njohësve mund të sjellë dëme edhe në ekonomi

Ekonomi

Përjashtimi i Kosovës nga Procesi i Berlinit sipas njohësve mund të sjellë dëme edhe në ekonomi

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 20:33
Ilustrim

Përjashtimi i Kosovës nga Procesi i Berlinit po vlerësohet se do të ketë pasoja të rënda edhe në ekonomi. Andaj ekonomistët kanë një thirrje për institucionet shtetërore.

Kosova ka shumë gjasë të lihet jashtë Procesit të Berlinit.

Një gjë të tillë e tha edhe vetë e para e shtetit, Vjosa Osmani.

Krejt kjo pasi Qeveria po refuzon që ta heq masën e sigurisë ndaj mallrave serbe.

E nëse vendi përjashtohet nga kjo nismë rajonale, po vlerësohet se do të ketë pasojë të rënda në ekonomi.

Në rast se kjo ndodhë, vlerësohet se tek kompanitë kosovare që për treg kanë vendet e jashtme, do të jetë një tronditje ekonomike.

Besart Dreshaj nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës tregon se bizneset vendore aktualisht qarkullimin vjetor jashtë vendit e kanë 800 milionë euro.

“Vetëm në regjion si rajon ne eksportojmë me 300 milionë euro dhe një vendim i tillë neve dihet se çfarë pasoja na sjellin kur do të kemi zvogëlim të prodhimit vendor dhe lansimi do të rrezikohet dita ditës që t’i humbin tregjet kur dihet që me një sakrificë të madhe, prodhimi vendor dhe sektori privat ka arritë që të lason produktet e tyre në tregun rajonal dhe të Evropës”, thotë ai.

Ndërsa, ekonomistët kanë një thirrje për institucionet shtetërore.

Mandati i Procesit të Berlinit është për ta lehtësuar bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë- për t’u mundësuar atyre që t’i bashkohen BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat