​Guvernatori Ismaili takohet me përfaqësues të BERZH-it

Ekonomi

​Guvernatori Ismaili takohet me përfaqësues të BERZH-it

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 15:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili ka zhvilluar një takim me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me të cilin ka biseduar mbi bashkëpunimin reciprok, programet e reja të BERZH, si dhe mbështetjen për sektorin financiar.

Ismaili shprehu vlerësimin e tij për ekipin e BERZH-it për mbështetjen e tyre të vazhdueshme duke potencuar iniciativat e rëndësishme, përfshirë studimin MREL për regjionin, që përshin Kosovën, si dhe projektin e ardhshëm "Women in Finance Code".

Ai theksoi rëndësinë e programit për ngritjen e kapaciteteve që do të fillojë vitin e ardhshëm e që të ndihmojë BQK-në në zhvillimin e aftësive në menaxhimin dhe qeverisjen e rrezikut klimatik.

Ky program do të fokusohet gjithashtu në ndërtimin e njohurive dhe shkathtësive në kontekstin e udhëzimeve të ofruara nga Rrjeti për Gjelbërimin e Sistemit Financiar (NGFS) për krijimin e planeve të tranzicionit që kanë për synim nxitjen e një sistemi financiar më të gjelbër.

Guvernatori Ismaili gjithashtu diskutoi për vizionin strategjik të BQK-së të përshkruar në planin e saj pesëvjeçar, i cili përfshin iniciativat që kanë për synim përmirësimin e qëndrueshmërisë së sektorit financiar, avancimin e rregulloreve dhe promovimin e gjithëpërfshirjes financiare.

Takimi rikonfirmoi përkushtimin e të dyja palëve për të forcuar bashkëpunimin e tyre dhe për të promovuar rritjen e qëndrueshme financiare në vendin tonë, duke siguruar që sektori financiar të vazhdojë të zhvillohet në përputhje me standardet ndërkombëtare, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, delegacioni i BERZH-it ishte i përbërë nga Marinela Kalemi, drejtoreshë e asociuar dhe udhëheqëse e institucioneve financiare për Kosovën dhe Shqipërinë, Sergiy Maslichenko, drejtor i asociuar dhe shef i BERZH-it në Kosovës, Peter Bielik, drejtor i asociuar për institucionet financiare në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore, dhe Daors Sahatçiu, analist bankar në BERZH në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat