Kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini ka deklaruar se nëse Kosova përjashtohet nga CEFTA, i humb 127 milionë euro në vit.
Përmes një postimi në Facebook, Shahini ka bërë të ditur se përjashtimi eventual i Kosovës nga CEFTA për qytetarët dhe bizneset do të jetë ngarkesë dhe shtrenjtim i produkteve për 10 për qind me vlerën mesatare në vit 127 milionë euro shtrenjtim i produkteve të importit dhe eksportit në Kosovë.
Postimi i tij:
Dalja nga CEFTA-Kosova humb mbi 127 milionë në vitë
Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB e vlerson se thirrje të zyrtarëve të lartë nga EU dhe Gjermania të angazhuar për Ballkanin Perëndimor,që kanë paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat rajonale tregtare si procesi i Berlinit dhe CEFTA, nëse vazhdon të ngulë këmbë në ndalesën që zbaton ndaj importit të mallrave të vendeve të Ballkanit,dhe rrjedhimisht nga Serbia, siç vlerësojnë ata, jane shkel parimet e CEFTA-s,të nënshkruar në vitin 2006 kur Kosova u rreshtua si shtet për herë të parë.
Nga ajo kohë bizneset dhe qytetarët nuk ka paguar 10% taksa për import - eksport të produkteve nga 7 shtete dhe kjo ka pas efekt të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit tonë tha Agim Shahini,Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve-AKB.
Shkëmbimet tregtare në mes Kosovës dhe vendeve të CEFTA kan arritur vlerën fincanciare në 1.270 miliardë euro në vitin 2023, dalja apo përjashtimi eventual i Kosovës nga CEFTA pêr qytetarët dhe bizneset do të jetë ngarkesë dhe shtrejtim i produkteve për 10% me vlerën mesatare në vit 127 milionë € shtrejtim i produkteve të importit dhe eksportit në Kosovë.
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 343,6 milion€, ose 39,8% të eksporteve të përgjithshme,kurse importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 926,6 milionë€, ose 15,7% të importeve të përgjithshme, që i ka Kosova .
Kosova e ka ditët e numëruar për të reflektuar pozitivisht sipas të parimeve të nënshkruar në CEFTA dhe kërkesës të misionarit Gjerman ose të futemi në sanksione dhe izolime të reja nga EU.