Shahini: Nëse Kosova përjashtohet nga CEFTA, mund të humbë 127 milionë euro në vit

Ekonomi

Shahini: Nëse Kosova përjashtohet nga CEFTA, mund të humbë 127 milionë euro në vit

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 12:25
Agim Shahini

Kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini ka deklaruar se nëse Kosova përjashtohet nga CEFTA, i humb 127 milionë euro në vit.

Përmes një postimi në Facebook, Shahini ka bërë të ditur se përjashtimi eventual i Kosovës nga CEFTA për qytetarët dhe bizneset do të jetë ngarkesë dhe shtrenjtim i produkteve për 10 për qind me vlerën mesatare në vit 127 milionë euro shtrenjtim i produkteve të importit dhe eksportit në Kosovë.

Postimi i tij:

Dalja nga CEFTA-Kosova humb mbi 127 milionë në vitë

Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB e vlerson se thirrje të zyrtarëve të lartë nga EU dhe Gjermania të angazhuar për Ballkanin Perëndimor,që kanë paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat rajonale tregtare si procesi i Berlinit dhe CEFTA, nëse vazhdon të ngulë këmbë në ndalesën që zbaton ndaj importit të mallrave të vendeve të Ballkanit,dhe rrjedhimisht nga Serbia, siç vlerësojnë ata, jane shkel parimet e CEFTA-s,të nënshkruar në vitin 2006 kur Kosova u rreshtua si shtet për herë të parë.

Nga ajo kohë bizneset dhe qytetarët nuk ka paguar 10% taksa për import - eksport të produkteve nga 7 shtete dhe kjo ka pas efekt të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit tonë tha Agim Shahini,Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve-AKB.

Shkëmbimet tregtare në mes Kosovës dhe vendeve të CEFTA kan arritur vlerën fincanciare në 1.270 miliardë euro në vitin 2023, dalja apo përjashtimi eventual i Kosovës nga CEFTA pêr qytetarët dhe bizneset do të jetë ngarkesë dhe shtrejtim i produkteve për 10% me vlerën mesatare në vit 127 milionë € shtrejtim i produkteve të importit dhe eksportit në Kosovë.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 343,6 milion€, ose 39,8% të eksporteve të përgjithshme,kurse importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 926,6 milionë€, ose 15,7% të importeve të përgjithshme, që i ka Kosova .

Kosova e ka ditët e numëruar për të reflektuar pozitivisht sipas të parimeve të nënshkruar në CEFTA dhe kërkesës të misionarit Gjerman ose të futemi në sanksione dhe izolime të reja nga EU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat