Sipas ekonomistit Safet Gërxhaliu, telashet e Kosovës me CEFTA-n ka pasoja të mëdha për ekonominë e vendit.
“Kosova nuk e ka komoditetin për një politikë refuzuese të tillë qoftë në aspekti rajonal, qoftë në aspektin evropian.
E them këtë bazuar në faktin që nga viti 1999 me themelimin e Paktit të Stabilitetit që ka qenë dritarja e parë diplomatike e Kosovë, besoj që CEFTA ka qenë një një arritur e kohës e cila vërtet ka kërkuar angazhim, ka dhënë efektet e veta dhe ka qenë e mirëpritur në atë kohë si një e arritur bukur e madhe për aspektin ekonomik në Kosovë, në veçanti për tregtinë e lirë”, ka thënë Gërxhaliu për Edicionin Special.
“…besoj që duhet maturi, duhet pjekuri dhe nuk duhet në asnjë formë të cenohen raportet me shtetet mike çfarë ka qenë Gjermania dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian, mbëshetur dhe përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.