Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin gusht të këtij viti.
Deficiti tregtar për gusht ka arritur në 9.4 për qind krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar.
“Të dhënat nga tregtia e jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 9,4% në muajin gusht 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 498,5 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 455,8 milionë eurosh në vitin 2023”, thotë raporti i ASK-së.
Të dhënat tregojnë që eksporti i mallrave në muajin gusht e ka pasur vlerën 83.5 milionë euro (rritje per 24 per qind), ndërkaq importi ka shënuar rritje prej 11.2 për qind, 582 milionë euro.