Rukiqi: Sot 60 për qind e pagës na shkon vetëm në ushqim e barna

Ekonomi

Rukiqi: Sot 60 për qind e pagës na shkon vetëm në ushqim e barna

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:15
Berat Rukiqi, anëtari i kryesisë së LDK-së

Berat Rukiqi, anëtari i kryesisë së LDK-së, ka thënë se me Qeverinë Kurti ka dyfishim të përkeqësimit të xhepit të qytetarëve sa i përket shpenzimeve mujore.

Në emisionit DPT Fidani, ai ka theksuar se më shumë se 50 për qind e pagës së një njeriu në Kosovë i shkon për blerje të gjërave esenciale ushqimit, dhe potencialisht edhe barnave mjekësore.

“Kur e ka marrë mandatin kjo qeveri 32 për qind të rrogës ka shkuar për ushqime dhe barna esenciale gjëra bazike për të jetuar, sot ky proporcion është rritur nga 30 në 60 për qind. Pra, 60 përq ind të pagës na shkojnë në gjëra bazike për të jetuar me ushqim për me mujt me majt veten ushqyeshëm edhe ata që kanë barna të blejnë. Kjo është dyfishim i përkeqësimit të gjendjes së secilit”, ka thënë Rukiqi.

Më tej, ai ka theksuar se Kosova është në rekorde negative të deficitit tregtar, duke akuzuar Qeverinë se po bënë shaka me shifrat në ekonomi.

“Hajgarja më e madhe që bëhet sot me qytetarët e vendit është t’i përmendet hovi më i madh ekonomik apo rritjes ekonomike. Qeveria qëllimisht interpreton vetëm të dhëna ekonomike të cilat në shikim të parë duken pozitive si rritje, por brenda vetes nuk asnjë lloj efekti zhvillimor”.

“Nëse flasim për tregti nga 2.3 miliardë që e kanë marrë me deficit sot kanë shkuar në 5 miliardë deficit, do të thotë 5 miliardë euro importohen. Kjo ndodhë pasi asnjë masë nuk është ndërmarrë për të përkrahur prodhimin e vendit, nuk është bërë asnjë investim kapital që e rrit qarkullimin brenda ekonomisë tonë  dhe krijon potencial për ekonominë tonë, të njëjtën kohë ka ndikuar vetëm në rritje të importit.

“Në të njëjtën kohë ka ndikuar vetëm në rritje të importit, qysh ka ndikuar në rritje të importit, ka ndikuar edhe me këso lloj masash afat shkurtra duke shpërndarë pare pas asnjë plan me disa vendime që janë jashtëzakonisht populiste dhe që nuk e krijojnë pastaj asnjë efekt në ekonomi. Sot kemi deficit tregtar 5 miliardë euro, nëse e do me e pa indikatori se qysh e ki jetën e sheh sa ke shpenzu për ushqime dhe barna, kur e ka fillua mandatin kjo qeveri dhe sa shpenzon sot”, ka thënë Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat