Murati: Depozita e Ekonomive Familjare për herë të parë tejkaloi shifrën e 4 miliardë eurove

Ekonomi

Murati: Depozita e Ekonomive Familjare për herë të parë tejkaloi shifrën e 4 miliardë eurove

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 13:40
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se depozitat e Ekonomive Familjare në valutën euro për herë të parë kanë tejkaluar shifrën 4 miliardë euro, sipas raportit të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin gusht.

Ministri shprehet se ritmi u përshpejtua në mënyrë të theksuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

“Për 4 vitet e fundit, depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51 miliardë euro, që krahasuar me 4 vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara është për 3-fish më e lartë.  Ky është tregues se rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse e nuk po bëhet vetëm për biznese, por për të gjithë qytetarët. E kjo është gjë e mirë sepse duke pasur më shumë para, ekonomitë familjare blejnë më shumë, gjë që shton qarkullimin e bizneseve, e përfundimisht edhe nevojën për rritje të punësimit”, shkruan Murati në Facebook.

“Ngjashëm edhe buxheti i shtetit, përderisa në të kaluarën shërbente për pasurimin e disave, tani orientohet për shtesat e lehonave, shtesat e fëmijëve, mbështetje për studentë e pensionistë, barna esenciale, mbështetje për bujqit, por edhe siguri e mbrojtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat