Pas një dite vonesë, ekzekutohen pagat në sektorin publik

Ekonomi

Pas një dite vonesë, ekzekutohen pagat në sektorin publik

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Pas një dite vonesë, punonjësit e sektorit publik u janë ekzekutuar pagat këtë të martë.

Lajmin, e ka konfirmuar Ministria e Ekonomisë.

Siç ka mësuar Dukagjini, zyrtarët e Policisë së Kosovës, ministrive dhe ata të arsimit tashmë kanë pranuar pagat e tyre.

Që nga e hëna, zyrtarët publikë në Kosovë kishin mbetur pa paga për shkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.

Ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë, si dhe për skemat sociale, pritej të bëhej më 30 shtator, por pa nënshkrimin e ushtruesit të detyrës, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat