Murati: Opozita po ia huq, për 8 muaj mbi 8 mijë ndërmarrje të reja

Ekonomi

Murati: Opozita po ia huq, për 8 muaj mbi 8 mijë ndërmarrje të reja

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 21:05
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se për 8 muaj në Kosovë janë regjistruar 8,021 ndërmarrje të reja, derisa pret që sipas dinamikës deri në fund të vitit të arrihet numri i 12 mijë ndërmarrjeve të reja.

“Sipas ASK-së, gjatë vitit 2023 janë shtuar 9,807 ndërmarrje të reja neto, pra 11,409 ndërmarrje të regjistruara të reja dhe 1,602 ndërmarrje të shuara.

I njëjti trend ka vazhduar edhe në vitin 2024, ku për 8 muajt e parë kemi 8,021 ndërmarrje të reja të regjistruara, apo mesatarisht 1 mijë regjistrime të reja në muaj.

Kjo na bën të besojmë që deri në fund të vitit do të kemi rreth 12 mijë ndërmarrje të reja të regjistruara”, ka shkruar Murati në Facebook.

Sipas tij, këto janë faktet, teksa ka thënë se opozita “po bën huqjen e radhës duke pretenduar se në vitin 2023 ka pasur rënie të numrit të bizneseve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat