Ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar do të ketë efekt jashtëzakonisht të madh në ngritjen enorme të tatimit në pronë për Prona Komerciale.
Në tabelë vërehet diferenca e jashtëzakonshme në mes vlerës së faturës e cila iu është dërguar këtë vit dhe vlera minimale e faturës e cila do i shkoj personave të cilët posedojnë Prona Komerciale vitin e ardhshëm.
“Po e them e kemi kalkuar vlerën minimale të faturës së tatimit në pronë për shkak që norma tatimore mund të rritet edhe më shumë dhe si pasojë mund ta rris edhe faturën e tatimit në pronë. Siç jeni në dijeni, Kryetarët e Komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës e kanë kundërshtuar këtë ligj sepse kanë marrë parasysh ngritjen enorme të faturave të tatimit në pronë, ngritje kjo e cila është bërë nga Ministria e Financave përmes ri-vlerësimit të pronës dhe pa asnjë konsultë me komuna. Kjo do ketë pasoja në biznese sepse me normën minimale të tatimit në pronë mund të ngrihet më shumë se 200% apo të dyfishohen faturat për biznese dhe nëse kjo normë do jetë më e madhe, që e lejon ligji, atëherë faturat mund edhe të ngrihen për 300% apo trefishohen por mund edhe të katërshifrohen. Kjo do të jetë një barrë e madhe për bizneset tona dhe mund të ketë ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik”, tha drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe një herë nga niveli qendror të filloj me amendamentimin e këtij ligji në mënyrë që projekt-ligji i Ri të diskutohet me komuna në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.