Jo më nga UNMIK-u.
Kosova, nga sot do të përfaqësohet si shtet në CEFTA.
E se çfarë përfitimesh do të ketë nga kjo, ka treguar njohësi i Ekonomisë, Mustafë Kadrijaj.
Ai tha se ky është një avancim shtesë.
“Ky duhet të merret si një hap pozitivë edhe nga ana e skeptikëve”, tha ai.
Eksperti theksoi se mbyllja e shteteve shpesh ka ditur të çojë deri në rënie të ekonomisë.