Qarkullimi i tregtisë me pakicë dhe numri i të punësuarve, ky sektor shënon rënie

Ekonomi

Qarkullimi i tregtisë me pakicë dhe numri i të punësuarve, ky sektor shënon rënie

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Në muajin korrik të këtij viti, indeksi i qarkullimit të tregtisë me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave kishte rritje më të madhe te tregtia me pakicë jo në dyqane, (Përmes postës apo internetit) 194.23%; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 92.98%. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rënie kishte te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara -60.58%; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar -30.41%, krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Korrik 2023).

Ndërsa, indeksi i numrit të të punësuarve kishte rritje më të madhe te: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 43.45%; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 37.31%; Ndërsa rënie kishte te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara -60.58%; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar -30.41% krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Korrik 2023)”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.

Kurse, sa i përket indeksit të fondit të pagave dhe mëditjeve në muajin korrik indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve kishte rritje me te madhe te Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 61.32%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 46.7%;

Ndërsa rënie kishte te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara -28.73%; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara -5.05% krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Korrik 2023).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat