MCA deri në vitin 2029 do të ndajë 2.5 milionë $ për kompani e OJQ, me fokus në barazinë gjinore e zhvillimin e fuqisë punëtore

Ekonomi

MCA deri në vitin 2029 do të ndajë 2.5 milionë $ për kompani e OJQ, me fokus në barazinë gjinore e zhvillimin e fuqisë punëtore

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 12:10
MCA deri në vitin 2029 do të ndajë 2.5 milionë $ për kompani e OJQ, me fokus në barazinë gjinore e zhvillimin e fuqisë punëtore

MCA Kosova në kuadër të Projektit Përshpejtimi i Tranzicionit të Drejtë dhe të Barabartë “JETA”, do të implementojë aktivitetin “Energji për Barazi” me fokus në barazinë gjinore dhe zhvillimin e fuqisë punëtore, që do të lansohet në një ceremoni të martën, më 15 shtator.

“Energji për Barazi” synon rritjen e përfaqësimit të gruas në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm përmes promovimit të praktikave të barabarta gjinore brenda kompanive, mbështetjes së rrjetëzimit, mentorimit, dhe mundësive të trajnimit për gratë, fuqizimit të mundësive arsimore, dhe ofrimit të ndihmës teknike dhe granteve të vogla për punëdhënësit në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm.

Drejtori i projektit “JETA” Hamit Qeriqi, tha se projekti përfshin programe të reja të trajnimit teknik për të ndihmuar gratë të fitojnë shkathtësitë që kërkohen nga punëdhënësit në sektorin e energjisë dhe që janë të nevojshme në tranzicionin e sektorit të energjisë në Kosovë.

Ai ka sqaruar se MCA Kosovë do të ofrojë grante për avancimin e përfaqësimit të grave dhe karrierës së tyre në sektorin e energjisë, prej 2.5 milionë dollarë, gjatë periudhës prej vitit 2024-2029. Prej kësja shume planifikohet të ndahen 56 grande në forma të ndryshme, për kategoritë e ndryshme të kompanive.

Qeriqi më tej shtoi se kompanitë e vogla do të kenë mundësi që të aplikojnë në shumë deri në 30 mijë dollar, kompanitë e mesëm rreth 60 mijë dollar, ndërsa kompanitë e mëdha që kanë më shumë se 200 punëtorë të punësuar do të kenë mundësi që të aplikojnë për 120 mijë dollarë.

Gjithashtu grand do të ndahet edhe një kategori të organizatave jo qeveritare që kanë fokus sektorin e energjisë dhe përfshirjen e grave në vlere prej 40 mijë dollarë.

Ky aktivitet është në kuadër të aktivitetit ‘JETA’. ‘JETA’ është një akronim në gjuhën angleze, që në gjuhen shqipe është Projekti i Përshpejtimit Tranzicionit të Drejtë dhe të Barabartë. I cili ka dy aktivitete kryesore, aktiviteti aftësitë për energjitë dhe aktiviteti Energji për Barazi, aktivitet të cilin do ta lanësojmëë nesër. Nesër do të thotë është momenti kur pas fazës së diznaimit të këtij aktiviteti fillon edhe dita e parë e zbatimit. Aktiviteti Energji për Barazi fokusohet në tri komponentë kryesore. Komponenti i grandeve për sektorin e energjisë, kryesisht fokusohet për kompanitë të cilën e kanë aktivitet primar biznesin e prodhimit apo distribuimin e energjisë por edhe aktivitete të tjera që ndërlidhen në sektorin e energjisë qofshin kompani publike apo private. Komponenti tjetër është edhe aktiviteti, apo komponenti i mundësive për zhvillim dhe përfshirjeje grave në energji dhe komponenti i tret është komponenti i çmimeve për kompanitë në sektorin e energjisë që do të dhurohen për ato kompani të cilat krijojnë kushte më të favorshme për punësimin e grave në kompanitë e tyre, në sektorin e energjisë”.

I gjithë aktiviteti fokus ose qëllim e ka rritjen e punësimit të grave në sektorin e energjisë për shkak se si sektori i tillë është sektor të themi i dominuar më shumë nga burrat dhe përqindja e grave në sektorin e energjisë është shumë e ulët në krahasim me sektorët tjetër të ekonomisë. Gjithashtu edhe përfshirja e grave në pozita teknike dhe udhëheqëse ne sektorin e energjisë madje është ende me e ulët se sa në sektorë tjerë. Përmes këtyre tri komponentëve do të synohet rritja e përfshirjes së grave në sektorin e energjisë dhe nxitja e zhvillimit të karrierës së tyre në këto kompani. Kompanitë do të kenë mundësi të aplikojnë që përmes këtyre grandeve të zhvillojnë fuqinë punëtore të tyre, kryesisht gratë përmes trajnimeve, përmes monitorimit, përmes intershqipit apo punës praktike. Gjithashtu do të mundësohen që të kenë edhe investime të ndryshme në infrastrukturë por të gjitha këto do të jenë infrastrukturë të lidhur me krijimin e kushteve më të favorshme për punësimin dhe mbajtjen dhe zhvillimin e karrierës së grave në sektorin e energjisë”.

Sa i përket grandeve i cili është komponenti më i rëndësishëm gati i këtij aktiviteti parashihet që një shumë totale prej 2.5 milionë dollarë, gjatë periudhës prej 2024-2029, në formë të grandeve të dhurohen për kompanitë e ndryshme në sektorin e energjisë. Parashihen gjithsej përafërsisht prej këtyre 2.5 milionë, rreth 56 grande të dhurohen në forma të ndryshme, për kategoritë e ndryshme të kompanive. Kompanitë e mikrove të vogla do të kenë mundësi që të aplikojnë në shumë deri në 30 mijë dollar, kompanitë e mesëm rreth 60 mijë dollar mundësi për të aplikuar për një grand, ndërsa kompanitë e mëdha që kanë më shumë se 200 punëtor të punësuar do të kenë mundësi që të aplikojnë për 120 mijë dollarë si grand dhe e kemi edhe një kategori të organizatave jo qeveritare që kanë fokus sektorin e energjisë dhe përfshirjen e grave në sektorin e energjisë edhe për to do të ketë grande në vlere prej 40 mijë dollarë. Për gjithë këto kategori kërkohet edhe një bashkëfinancim nga organizatat për shkak se e rrit pak a shumë motivimin e tyre edhe përgjegjësin që këto grande të shfrytëzohen për qëllim të caktuar”.

Drejtoreshë për Çështje Gjinore dhe të Gjithëpërfshijre Sociale, Vesa Rezniqi-Pallaska, tha se “Energji për Barazi” punon me kompanitë në sektorin e energjisë dhe me Organizatat e Shoqërisë Civile për përmirësimin e përfaqësimit të grave në fuqinë punëtore dhe nxjerrjen e përfitimeve nga fuqia e shumëllojshme punëtore.

Sipas saj, “Energji për Barazi” i mbështet gratë në karrierat e tyre përmes fuqizimit të kapaciteteve të tyre, njohurive praktike dhe sistemeve mbështetëse për hyrjen, mbajtjen dhe zhvillimin e tyre në sektorin dinamik të energjisë.

Njëri nga komponentë e këtij projekti janë edhe grandet. Përmes këtij projekti do të dhurohen grande të vogla, grande të mesme, grande të mëdha si dhe grande për OJQ. Këtë herë do të shpallen së shpejti grandet ë vogla, të mesme dhe për OJQ të cilat i kanë traget bizneset e vogla dhe kompanitë e vogla dhe të mesëm të sektorit të energjisë dhe të sektorëve të përafërta, si dhe OJQ që merren me çështje gjinore dhe sektorin e energjisë dhe grave në energji”.

Synimi i këtyre grandeve do të jetë që t’i mbështesë këta punëdhënës të mundshëm në përmirësimin e masave gjinore në fushën e funksionimit të bizneseve të tyre me synim që në fund të ketë më shumë gra të punësuara që kushtet e punësimit të jenë më të mira dhe kushtet e punës të jenë më të mira. Që dërgon edhe drejtë mbajtjes së më shumë grave në sektorin e energjisë po edhe në promovimin e tyre”.

“Synimi final do të jetë me përmirësuar përfaqësimin e grave në sektorin e energjisë edhe në këtë formë jo vetëm me rrit kapacitetin, se gratë gjithashtu e përbëjnë një pjesë të rëndësishme të kapaciteteve në sektorin e energjisë. Por njëkohësisht në këtë mënyrë i kontribuojnë edhe agjendës gjinore të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat