Lansohet projekti “Energji për Barazi” – Rizvanolli: Përfaqësimin e grave në sektorin e energjisë do ta rrisim në 25%

Ekonomi

Lansohet projekti “Energji për Barazi” – Rizvanolli: Përfaqësimin e grave në sektorin e energjisë do ta rrisim në 25%

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 11:47
Artane Rizvanolli

MCC/MCA Kosovë ka lansuar projektin “Energji për Barazi”, aktivitet i cili synon fuqizimin e grave në sektorin e energjisë në Kosovë.

“Energji për Barazi” synon rritjen e përfaqësimit të gruas në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm përmes promovimit të praktikave të barabarta gjinore brenda kompanive, mbështetjes së rrjetëzimit, mentorimit, dhe mundësive të trajnimit për gratë, fuqizimit të mundësive arsimore, dhe ofrimit të ndihmës teknike dhe granteve të vogla për punëdhënësit në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se përmes politikave aktive të tregut të punës, përkrahjes së biznese të grave e shumë masave te tjera kanë vënë qeverisjen për gratë në qendër të politikave dhe synimeve të Qeverisë.

Ajo më tej shtoi se nga 9 për qind sa është përfaqësimi i grave në sektorin e energjisë, në strategjinë e energjisë për vitin 2022-2031 për ta objektiv kyçe është ta rrisin këtë në së paku 25 për qind.

Sa i përket përfaqësimit të grave në pozita udhëheqëse, Kosova është me fat që ka shumë gra e vajza që janë shembull. Përmes politikave aktive të tregut të punës, përkrahjes së biznese të grave, përmes shumë masave të tjera kemi vënë qeverisjen për gratë në qendër të politikave dhe synimeve tona. Me fakte dhe me vepra jo vetëm më fjalë”.

“Sektori i energjisë që ka qenë i dominuar nga burrat ka përjetuar ndryshme të mëdha në dekada të fundit, gratë vazhdojnë që të jenë të nën-përfaqësuara në pozita udhëheqëse. Kjo jo vetëm që është një padrejtësi por është një kufizim për vete sektorin dhe ekonomi. Sa i përket pjesëmarrjes së grave në sektor të energjisë, vlerësimet kanë qenë që vetëm 9 për qind e fuqisë punëtore ne sektorin e energjisë në Kosovës kanë qenë gra”.

“Kjo pikënisjen për dizajnimin e kësaj komponentë të rëndësishëm por ka qenë arsyeja pse për herë të parë në strategjinë e energjisë për vitin 2022-2031 e kemi vendosur rritje  e përqindje së grave në sektorin e energjisë si një prej objektivave kyçe ta rrisim këtë në së paku 25 për qind”, ka thënë ajo.

Florina Duli, kryeshefe ekzekutive në MCA-Kosovë, tha se shpresojnë që përmes projekti “JETA” do t’i thyejnë barrierat për gratë dhe se do të bëjnë ndryshime në kompani duke krijuar shtigje që gratë të përparojnë në sektorin e energjisë përmes grandeve dhe asistencës teknike.

“Projekti jonë pritet që të ketë ndikim më të madh, progresi në energji nuk ka të bëjë vetëm me teknologji por ka të bëjë edhe me mundësin dhe ata se kush ulet rreth tavolinës dhe kujt i jepet rasti për të udhëhequr. Në Kosovë kemi bërë hapa përparimi, presidenten e kemi grua, zv.kryeministren e kemi grua dhe 5 nga 15 ministra janë gra. Ende shumë çka mbete për të bërë për të adresuar këtë mosbalancim gjinor në këtë sektor, që përbëjnë vetëm 15 për qind të fuqisë punëtore. Kjo është më e theksuar në kompanitë publike, në ndërmarrjet publike ku përfaqësimi i grave është më i ulët se në sektorin privat”.

Ne në MCA mbetemi plotë shpresë që përmes projekti JETA t’i thyejmë këto barriera që të stimulojmë ndryshimet në kompani duke krijuar shtigje që gratë të përparojnë në sektorin e energjisë përmes grandeve dhe asistencës teknike ne do të bëjmë çmos që të zgjerojmë mundësit që ju ofrohen”.

Kevin Mitchell, drejtor menaxhues i Sektorit të Operacioneve në MCC, tha se po punojnë për tranzicion drejtë një të ardhme të energjisë që është më përfshirëse, më e përballueshme, më e gjelbër dhe njëkohësisht inkurajoj pjesëmarrjen e grave në sektorin e energjisë përmes projekti “JETA”.

Programi kompakti për energji në Kosovë është shumë me rënësi për MCC. Ky program investon në përpjeke të Qeverisë së Kosovës për tranzicion drejtë një të ardhme të energjisë që është më përfshirëse më e përballueshme më e gjelbër dhe njëkohësisht inkurajoj pjesëmarrjen e grave në sektorin e energjisë përmes projekti JETA. Projekti JETA është një nga investimet kryesore sa i përket përfshirjes gjinore dhe shoqërore”.

Hamit Qeriqi, drejtor i Projektit “JETA”, duke prezantuar projektin “Energjisë për Barazi”, tha se ky projekt fokusohet në tri komponentë kryesore.

Aktiviteti Energji për Barazi fokusohet në tri komponentë kryesore. Komponenti i grandeve për sektorin e energjisë, kryesisht fokusohet për kompanitë të cilën e kanë aktivitet primar biznesin e prodhimit apo distribuimin e energjisë por edhe aktivitete të tjera që ndërlidhen në sektorin e energjisë qofshin kompani publike apo private”.

Komponenti tjetër është edhe aktiviteti, apo komponenti i mundësive për zhvillim dhe përfshirjeje grave në energji dhe komponenti i tret është komponenti i çmimeve për kompanitë në sektorin e energjisë që do të dhurohen për ato kompani të cilat krijojnë kushte më të favorshme për punësimin e grave në kompanitë e tyre, në sektorin e energjisë. Programi i granateve, ofron mbështetje financiare për kompanitë dhe këtë e kemi përshkallëzuar në tre kategori te ndryshme, mikro të vogla, mesme dhe të mëdha dhe duke përfshirë organizata e shoqërisë civile”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat