Mustafa: Inflacioni në Kosovë për tri vite goditi dhe përkeqësoi standardin e jetës

Ekonomi

Mustafa: Inflacioni në Kosovë për tri vite goditi dhe përkeqësoi standardin e jetës

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 14:24
Muhamet Mustafa

Profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa në një intervistë për RTV21 tha se inflacioni në Kosovë nuk ka pësuar ulje, por që sipas tij është zvogëluar vetëm dinamika e rritjes së tij.

Sipas, Mustafës rritja e vazhdueshme e inflacionit në 3 vitet e fundit e ka dëmtuar standardin jetësor të qytetarëve për të paktën 20% dhe ka shkaktuar një ç’rregullim të treguat.

Mustafa tutje ka vlerësuar se institucionet përkatëse nuk ndërmorën masat e nevojshme për ta vënë situatën nën kontroll.

”Rritjet e inflacionit, inflacioni rritet nëse indeksin i përgjithshëm i çmimeve e ka një nivel ma te nalt ne krahasim me periudhën paraprake, ne opinion shpesh thuhet se inflacioni ka rene, ne te vërtetë inflaiconi nuk ka rene norma inflacionit nuk ka rene, por ka rene dinamika me te te cilën rriet inflaiconit.Këtë vit nëse e marrim fundin e gushtit në krahasim me  nivelin e çmimeve te gushtit 2023 çmimet janë rreth 20% me te larta, por problemi me inflacionin në Kosovë nëse e marrim aktualisht një rritje prej 20% e çmimeve te inflacionit brenda standardeve nuk duhej ta shqetësonte shume publikun dhe qytetarët po problemi është se ne kemi një inflacion të akumuluar qe nuk është adresuar me kohe me masat përkatëse, nëse e marrim prej vitit 2020 deri tash indeksi i çmimeve është rrit me tepër se 20 % por me problematike për Kosovë është rritja e shportës për 50 %’’, tha Mustafa.

Ai tutje ka shtuar se rritja ”50% e shportës e ka goditur standardin e jetë seriozisht. Paga reale është zvogëluar. Tash kemi një rrite të pagave të pensioneve 20% por penzionerët atyre ju shkojnë për barna dhe ushqim shkojnë ne shportë atyre 50% veç se ju ka zvogëluar vlera blerëse. Inflacioni ka ndikuar me goditjen e standaritit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat