Institucionet mikrofinanciare në gjithë Evropën sot shënojnë 20 tetorin - Ditën Evropiane të Mikrofinancës.
Iniciativa e Ditës Evropiane të Mikrofinancës u lansua në vitin 2015 si një mjet për të theksuar ndikimin e sektorit të mikrofinancës në Evropë nga një perspektivë sociale dhe ekonomike.
Objektivat kryesore të kësaj dite janë rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për ekzistencën e mikrofinancës dhe rolin e saj në luftën kundër papunësisë dhe përjashtimit social dhe shkëmbimi i përvojave brenda sektorit mikrofinanciar evropian.
Ndryshe, institucionet mikrofinanciare llogaritet se brenda një viti japin afër 100 milionë euro në të gjithë sektorët. Kredia mesatare është rreth 1,100 euro.