Çmimet e tregut janë në lëvizje rregullisht, kohëve të fundit. E së fundmi, më i diskutuari ishte çmimi i fasules. Tashmë, për një kilogram fasule, qytetarët duhet të paguajnë deri në 10 euro. Të paktën, ky çmim figuron në tregun e Pejës.
Kështu ka konfirmuar gazetari Vladrin Daci në një lidhje të drejtpërdrejt nga tregu për emisionin Ora 7 mëngjesin e sotëm.
Por, çmim tejet më i lirë i fasules është raportuar në tregun e Prizrenit. Ky qytet, të mërkurën edhe e shënon ditën e tregut.
E pikërisht nga tregu, gazetari Nuhi Salihu, ka thënë se çmimi i fasules për një kilogram është 3 euro.