Guvernatori Ismaili takoi zëvendëspresidenten e Bankës Botërore

Ekonomi

Guvernatori Ismaili takoi zëvendëspresidenten e Bankës Botërore

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 11:19
Pamje nga takimi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, më bashkëpunëtorët e tij zhvilloi një takim me Zëvendëspresidenten të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani me bashkëpunëtorë. Ky takim sipas protokollit standard u mbajt së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në kuadër të takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C.

Guvernatori Ismaili e informoi znj. Bassani lidhur me zhvillimet kryesore në sektorin financiar, zbatimin e Planit Strategjik të BQK-së dhe reformat e tjera të ndërmarra nga ana e BQK-së. Gjithashtu u diskutua lidhur me projektet që janë duke u zbatuar me mbështetjen e grupit të BB-së, duke përfshirë atë të modernizimin e sistemit të pagesave si dhe digjitalizimin e shërbimeve financiare.

Gjithashtu, Guvernatori Ismaili e informoi Zëvendëspresidenten mbi progresin e bërë dhe veprimet e ndërmarra nga BQK-ja në përgatitje për procesin e para aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro, e njohur si SEPA, ku mbështetja e BB-së është vendimtare në arritjen me sukses të këtij qëllimi strategjik me efekte të shumanshme pozitive për ekonominë e vendit.

Gjatë takimit u shqyrtuan edhe aspekte tjera që lidhen me mundësinë për projekt të ri për qëllim mbështetjen në realizimin e investimeve e infrastrukturës së pagesave te shpejta, të njohura si “fast payments”, i cili me anëtarësimin e SEPA, në fazë të mëvonshme, do të mundësoj ndërlidhjen me sistemin e pagesave të BE-së.

Në fund, përfaqësuesit e BQK-së shprehën mirënjohjen e sinqertë për Grupin e Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin strategjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat