Gërxhaliu: Serbia po faktorizohet, Kosova do të paguajë kosto të lartë në aspektin ekonomik e politik

Ekonomi

Gërxhaliu: Serbia po faktorizohet, Kosova do të paguajë kosto të lartë në aspektin ekonomik e politik

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 11:21
Safet Gërxhaliu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka komentuar takimin e kryenegocitorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, duke thënë se në këtë situatë Serbia po faktorizohet.

Gërxhaliu ka potencuar se çdo ditë e më shumë Kosova është duke humbur, qoftë në aspektin ekonomik, politik dhe në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

“Duhet të kuptohet e vërteta që ky dialogu është shndërruar në një dialog maratonik pra rezultatet të pritura, në këtë drejtim Kosova është duke humbur çdo ditë e më shumë qoftë në aspektin ekonomik, politik por edhe në perspektiven evropiane përmes një përmirësimi të imazhit të saj”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai ka thënë se në aspektin kohor Kosovës do t’i kushtojë, madje shtoi se këtë situatë Serbia do të faktorizohet.

“Sa më tepër të prolongohet ky dialog do të faktorizohet Serbia dhe do të fuqizohet duke pasur parasysh rrjedhja gjeopolitike dhe gjeostrategjike që janë duke ndodhur në këtë drejtim vet fakti që është paralajmëruar që nuk do të ketë zgjidhje derisa të përfundojnë zgjidhjet e shkurtit në Kosovë. Është vërtetë një dimension kohor një kosto që do t’i kushtojë Kosovës në anën tjetër nuk përfundon çdo gjë vetëm me zgjidhje, do të ketë negociata për koalicione platforma edhe një partneritet dhe është shumë tipike të mendohet se pranvera e vitit 2025 do të jetë më ndryshe për Kosovës, qoftë në aspektin politik, ekonomik, integrues”, ka shtuar ai.

Ish-kryetari i OEK-së thotë se çmimi më i lartë që do të paguajë do të jetë për Kosovën, pasi sipas tij, vendi ynë është dëmtuar në aspektin ekonomik dhe politik.

“Brenga më e madhe është politizimi i çdo pore të shoqërisë kosovare dhe kostoja më e lartë do të paguhet në aspektin ekonomik dhe çmimi më të shtrenjtë do ta paguaj qytetari dhe komuniteti i biznesit vendor. Është e pa mundur që të priten investime të huaja në këtë periudhë kohore, në veçanti në mungesë të realitet politik, të masave apo sanksioneve evropiane, i shtohet fakti që i paralizohet diplomacia ekonomike dhe politike e Kosovës me të vërtetë do të jetë në barrë e rëndë për të cilët do të qeveri që do të vijë në të ardhmen”, përfundoi ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryenegociatri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë Petar Petkoviq, kanë mbajtur një takim trepalësh të dialogut nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, por në këtë takim nuk u patën pajtueshmëri mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat