Murati dhe Ismaili takuan zëvëndëspresidentin e IFC-së

Ekonomi

Murati dhe Ismaili takuan zëvëndëspresidentin e IFC-së

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 09:25
Foto nga takimi

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, zhvilluan një takim me zëvendëspresidentin Rajonal të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), Alfonso García Mora.

Në kuadër të këtij zëvendëspresidenti Mora është njoftuar mbi zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative me qëllim të rritjes së qëndrueshmërisë së sektorin financiar dhe zgjerimin e shërbimeve financiare për qasje në financa.

"Me theks të veçantë u diskutua për projektet aktuale në zhvillim të cilat po mbështetjen nga IFC-ja, duke përfshirë projektin për digjitalizimin e shërbimeve financiare.

Palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në realizimin e këtyre aktiviteteve, me kontribut dhe ndikim direkt në shërbimet financiare që ndihmojnë qasjen ne financa dhe gjithpërfshirjen financiare", njofton BQK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat