Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) sqaroi se, në përputhje me legjislacionin në fuqi, procesi i shqyrtimit tarifor përfshin disa hapa deri në marrjen e vendimeve finale nga Bordi i ZRRE-së, e cila pritet të ndodhë deri në fund të marsit 2025.
Kjo sipas ZRrE përfshin aplikimin e të licencuarve për përshtatjet e rregullta vjetore të hyrave të lejuara maksimale, analizën e aplikacionit nga ZRRE, dhe publikimin e raporteve për konsultim publik
“Ne përputhje me legjislacionin në fuqi, procesi i shqyrtimit tarifor ka disa hapa deri në marrjen e vendimeve finale (deri në fund të marsit 2025) nga Bordi i ZRRE-së për të hyra dhe tarifa si: aplikimi i të licencuarve të rregulluar për përshtatjet e rregullta vjetore të hyrave të lejuara maksimale, analiza e aplikacionit nga ZRRE dhe publikimi i raporteve për konsultim publik, pastaj në fund merren vendimet finale’’, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.
Deri në përfundimin e këtij procesi, është e vështirë të parashikohet se si do të jenë tarifat për vitin e ardhshëm, pasi ato varen nga faktorë të ndryshëm, përfshirë analizat e kostove. ZRRE theksoi se është e rëndësishme të pritet përfundimi i këtij shqyrtimi për të pasur një pamje më të qartë mbi tarifat e mundshme.
‘’Deri në përfundimin e këtij procesi është e vështirë të parashikohet se si do të jenë tarifat për vitin e ardhshëm, pasi ato varen nga faktorë të ndryshëm, përfshirë analizat e kostove. Kështu, është e rëndësishme të pritet përfundimi i këtij shqyrtimi për të pasur një pamje më të qartë mbi tarifat e mundshme’’, përfundon ZRRE.