Shahini: Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që t’i përmbushë premtimet e veta, duhet krijuar mundësi që shteti t’i blejë arkat fiskale për bizneset

Ekonomi

Shahini: Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që t’i përmbushë premtimet e veta, duhet krijuar mundësi që shteti t’i blejë arkat fiskale për bizneset

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 08:20
Agim Shahin

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), në një deklaratë për FrontOnline kritikon dështimin e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e premtimeve për mbështetje ndaj bizneseve dhe qytetarëve.

‘’Qeveria e Kosovës e cila ka ardhur me premtime të mëdha për bizneset, ekonominë , qytetaret , nuk ka arritur që t’i plotësojë premtimet e veta’’, tha Shahini.

Ai thekson se ekonomia e vendit është në një gjendje të vështirë, me tregun e punës dhe qytetarët të varfëruar. Sipas tij, raportet ndërkombëtare flasin për krijimin e monopoleve të fuqishëm ekonomike, politike dhe biznesore që e dëmtojnë konkurrencën e tregut.

‘’Sot ekonomia e vendit është në një gjendje jo të mirë, është varfëruar tregu i punës , është varfëruar edhe qytetari. Kjo thuhet në raportet ndërkombëtare janë krijuar dhe po krijohen monopole të fuqishme ekonomike ,politike dhe biznesore’’, tha Shahini.

Shahini kritikon qeverinë për mosndërhyrje në krijimin e një ambienti të favorshëm për bizneset dhe për taksat e larta që po rëndojnë më tej situatën dhe  përmend rritjen e tatimit mbi pronën me 200- 300% nga janari i vitit të ardhshëm, duke e bërë atë tatimin më të lartë në vend.

Për sa i përket pajisjeve me arkë fiskale, ai thekson se procesi duhet të jetë i vazhdueshëm dhe shteti duhet të krijojë mundësi për blerjen e arkave fiskale, ndërsa duhet të merren masa të rrepta ndaj atyre që nuk i përdorin siç duhet.

‘’ Pajisja me arka fiskale është proces që duhet të bëhet në vazhdimisht dhe duhet krijohet mundësi që shteti t’i blejë arkat, kurse ata që i gjejnë pa arka të merret masa kundrejt tyre’’, tha Shahini.

Shahini thekson se qytetarët janë të detyruar të blejnë arkë fiskale me çmime të larta, por ndihen të braktisur nga shteti në kontrollet e përdorimit. Kjo situatë ka sjellë një rritje të in formalitetit, me shumë biznese që kanë arkë fiskale, por disa prej tyre e përdorin vetëm si dekor.

‘’ Përderisa qytetarët detyrohen t’i blejnë arkat dhe t’i blejnë me çmim të lartë atëherë shteti i detyron ti blejnë për por jo edhe me I kontrolluar prandaj informaliteti në Kosovë është i lartë për shkak se shumica e tyre I kanë arkat fiskale dhe i përdorin mirë mirëpo ka edhe nga ata që I mbajnë për dekor’’, përfundon Shahini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat