​Ja sa është rritur çmimi i sheqerit në 10 vjet

Ekonomi

​Ja sa është rritur çmimi i sheqerit në 10 vjet

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Çmimi i sheqerit ka pësuar një rritje të dukshme në dekadën e fundit, duke kaluar nga 0.69 euro-centë për kilogram, që ishte para dhjetë vitesh, në 1.20 euro-centë gjatë vitit 2023. Ndërsa, rritje të çmimit ka shënuar edhe përgjatë këtij viti, në të cilën sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në muajin shtator ky çmim ka shkuar në 1.24 euro-centë për kilogram.

Pra, sipas këtij institucioni, çmimi i sheqerit ndër vite ka shënuar rritje.

Rritje të çmimeve sipas statistikave të ASK-së kishte dhe në disa produkte të tjera ushqimore. Sipas këtij institucioni indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2 % në muajin shtator 2024 krahasuar me muajin shtator 2023.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbimet financiare (13,9%), kafja, çaji dhe kakao (10,4%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,2%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (5,1%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (4,9%), veshje (4,4%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (4,0%), kujdesi personal (3,9%), pijet alkoolike (3,5%), pemët (3,5%), mishi (3,0%), duhani (2,9%), buka dhe drithërat (2,1%), qumështi, djathi dhe vezët (1,9%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,7 për qind në IHÇK-it”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat