​Shtyhet afati i aplikimit të bizneseve për skemën e granteve të inovacionit

Ekonomi

​Shtyhet afati i aplikimit të bizneseve për skemën e granteve të inovacionit

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se për shkak të problemeve teknike të shpeshta të paraqitura në platformën e-Kosova, është shtyrë afati i aplikimit të bizneseve për skemën e granteve të inovacionit.

Shtyrja bëhet deri më datën 4 nëntor në orën 24:00.

“Për shkak të problemeve teknike të shpeshta të paraqitura në platformën e-Kosova, të cilat janë raportuar dhe evidentuar nga bizneset dhe konfirmuar nga ASHI, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) dhe bizneset fillestare (Start-up), se thirrja publike e shpallur më 08.10.2024 për Skemën e Granteve të Inovacionit, e cila ishte paraparë të përfundonte më 28.10.2024, është shtyrë afati i aplikimit per bizneset, deri më datën 04.11.2024, ora 24:00”, thuhet në njoftim.

Sipas MINT-it, aplikimi vazhdon përmes platformës e-Kosova. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat