Kryetari i BSKPK-së, Atdhe Hykolli, thotë se kanë pasur kërkesë edhe vetë si sindikatë që të ketë numër me të madh të inspektorëve në vend.
‘’Ne jemi kërkues që sa më shumë të kemi në Kosovë’’, tha ai.
Hykolli potencon se kanë kërkuar po ashtu të shikohet orari i punës dhe të mos lejohet të punohet me orar më të gjatë ose të punohet në të zezën.
”Premtimet kanë qenë që të kemi sa më shumë inspektor të punës, por edhe për shkak të kërkesës së sindikatave të pavarura të Kosovës, që të shihet orari i punës, që mos të ketë orar me të gjatë ose punë në të zezën, por kjo nuk ka ndodhur’’, tha ai.