Kosova është përballur me një periudhë të vështirë me rritje të çmimeve, me inflacionin duke arritur nivele rekord në vitet e fundit.
Sipas statistikave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, inflacioni kulmoi në 11.6 për qind në vitin 2022, një rritje alarmante në krahasim me normat paraprake, që përfshinin 4.3 për qind në 2007, pasuar me 9.3 për qind në 2008, e po ashtu edhe 7.3 për qind në vitin 2011, raporton KosovaPress.
Megjithatë, një rënie pati në vitin 2023 në të cilin sipas institucionit të lartpërmendur, norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin e kaluar ishte 4.9 për qind.