​Më 12 nëntor mbahet ankandi i katërmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2024

Ekonomi

​Më 12 nëntor mbahet ankandi i katërmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2024

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 12 nëntor 2024 do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

Sipas njoftimit të MF-së, investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat