Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe GIZ Kosova, kanë mbajtur sesion informues rreth skemës së granteve me fermerë, përfaqësues nga bujqësia dhe turizmi në komunën e Prizrenit.
Kjo skemë e granteve, e cila është mundësuar në bashkëpunim me qeverinë gjermane dhe ministrinë e Bujqësisë, do të jetë në vlerën e mbi 21 milionë eurove dhe do të jetë i ndarë në tre lote e që do të jetë për zhvillimin e agroturzimit, zhvillimit rural dhe eko-turizimit.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrit së Bujqësisë, Venera Çerkini, ka thënë se ky bashkëpunim ka rezultuar më marrëveshje ndërkombëtare e cila u aprovua në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe që përfshihen 21 milionë euro dhe që sipas saj ka për qëllim mbështetjen financiare.
Tutje Çerkini tha se kjo ka një zgjatje të afatit deri në vitin 2028.
“Kjo nismë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural krijon procesimin dhe sektorin zhvillimin dhe qëndrueshmërisë brenda sektorit bujqësor, bashkëpunimi ka rezultuar me marrëveshjet ndërkombëtare e cila është aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe përfshihen në 21 milionë euro, dhe ka për qëllim mbështetjen financiare dhe më e rëndësishmja është që ka për qëllim mbështetjen në skemën e grandit për të krijuar dhe destinuar identifikimin e aktiviteteve bujqësore. Përafërsisht dy të tretat e buxhetit tonë po identifikohen në rrugëtimin e kapaciteteve në ndërtimin e kapaciteteve dhe trajnimeve duke siguruar që individët dhe bizneset të pajisen me aftësi adekuate për aplikim dhe implementim të projekteve si përfitues potencial të grandeve brenda skemës. Pjesa tjetër e buxhetit natyrisht do të ndahet specifikisht për grande me mbështetje financiare që do të lehtësojnë investimet. Përkatësisht marrëveshja është për vitin 2024-2027 që ka një zgjatje të afatit deri në vitin 2028”, ka thënë ajo.
Edmond Gashi, Udhëheqës i Projektit në projektin për Promovimin e Ndërmarrësisë/GIZ Kosovo, falënderoi Ministrin Peci dhe bashkëpunëtorë të tjerë për punën që e kanë bërë deri më tani.
“Sot jemi mbledhur këtu dhe është për shkak se është sesioni i dytë me radhë për skemën e grandeve për sektorin e zhvillimit rural në Kosovë, meqë këtu e kemi kryesorin, Shpresim Domin i cili do ta bëjë prezantimin e granteve, por dua ta bëjë një falënderim për Ministrin Peci, Venerën dhe kolegët tjerë për punën që kanë bërë”, ka thënë ai.
Shpresim Domi, profesor nga Universitetin e Tiranës, prezentoj para të interesuarve projektin dhe kriteret që at duhet ti plotësojn për të aplikuar për te përfituar nga ky projekt.
Prezantimi i Skemës së Granteve 2024-2027 u bë nga Shpresim Domi i cili tha se kjo skemë përbehet nga tre lote duke treguar edhe shumat që ndahen për secilin lot.
“Skema e grantëve është ndërtuar bazuar në tri lote. Loti 1 maksimum i mbështetjes është 5000 euro, minimumi është 1500 euro e projektit. Pra projekti varion mes 1500 euro deri 5000 euro, 100 për qind mbështet subjekt aplikantin më këtë rast. Në lotin 2 mbështetja që ofrohet është 70 për qind e vlerës së projektit që ju do të propozoni për investim që do të bëni, minimumi i mbështetjes që merrni është 5000 deri në 50 mijë euro. Në lotin e 3 vlera e mbështetjes varion nga 50 mijë deri në 350 mijë euro, mbështetja e ofruar nga skema është 60 për qind e vlerës së projektit që do të propozoni për të bërë investimin”, ka thënë ai.