Shtrenjtohen biletat e fluturimeve mbi 10 për qind në Kosovë

Ekonomi

Shtrenjtohen biletat e fluturimeve mbi 10 për qind në Kosovë

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Produktet e konsumit kanë shënuar ngritje në tetor 0.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0,2 për qind në muajin tetor të këtij viti.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës ngritje të çmimeve në tetor kanë shënuar kafja, çaji dhe kakao me 11,3 për qind, ndërsa biletat e fluturimeve 10,9 për qind, përcjell KosovaPress.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës edhe shërbimet financiare kanë shënuar ngritje 9,1 per qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 6,2 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 5,1 për qind.

Po ashtu sipas ASK-së ngritje të çmimeve pati edhe për pijet alkoolike me 3,7 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 3,6 për qind, mishi 3,1 për qind, duhani 3 për qind, për veshje 2,4 për qind, buka dhe drithërat 1,7 për qind dhe shërbimet hoteliere 1,4 për qind me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,7 për qind në IHÇK-it.

"Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,4 %në muajin Tetor 2024 krahasuar me muajin Tetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhenëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (11,3%), biletat e fluturimeve (10,9%), shërbimet financiare (9,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,2%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,1%), pijet alkoolike (3,7%), qumështi, djathi dhe vezët (3,6%), mishi (3,1%), duhani (3,0%), kujdesi personal (2,9%), veshje (2,4%), buka dhe drithërat (1,7%) dhe shërbimet hoteliere (1,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,7 për qind në IHÇK-it",thuhet në raportin e ASK-së.

Në raport thuhet po ashtu se rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal 14 për qind, blerja e automjeteve 3,6 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 2,3 për qind, këpucë 1,9 për qind, perimet 0,6 për qind dhe gjërat personale 0,4 për qind. 

comment1 koment
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat