Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e ka cilësuar buxhetin e paraparë për vitin 2025 si buxhet të mbijetesës dhe jo të zhvillimeve ekonomike.
“Është utopike të mendohet që Kosova me këtë buxhet do të arrijë një zhvillim ekonomik të dëshiruar, e shumë më tepër në atë sociale. Është shumë më tepër një buxhet i mbijetesës sesa zhvillimor”, ka thënë ai për “Lajmet e Fundit”.
Gërxhaliu ka thënë se Kosova ka buxhetin e planifikuar më të ulëtin për vitin e ardhshëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai ka ngre paralele edhe me faktin që Kosova statistikisht është prej shteteve më të vogla sa i përket hapësirës territoriale dhe numrin për kokë të banorit në këtë rajon.
“Agjenda politike dhe lufta për pushtet është shumë e ashpër nga ç’mendohet saqë ky është kalkulim politik dhe ka pak interesim për qytetarin”, ka thënë njohësi i ekonomisë.