Interpretime të ndryshme për raportin e ASK-së: A ka më shumë hapje a mbyllje biznesesh?

Ekonomi

Interpretime të ndryshme për raportin e ASK-së: A ka më shumë hapje a mbyllje biznesesh?

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 20:31
Raporti vjetor i ASK-së, për opozitën nxori një gjendje alarmante në këtë pikë.

Mazhoranca e jopushteti s’po i shohin me të njëjtin sy statistikat e Agjencisë së Statistikave për shuarjen e bizneseve në Kosovë, në 4 vjetët e Qeverisë Kurti.

Raporti vjetor i ASK-së, për opozitën nxori një gjendje alarmante në këtë pikë.

Arben Mustafa, si koordinator për Ekonomi në Kabinetin për Qeverise të Mirë në PDK, tha numri i bizneseve aktive që ushtojnë aktivitet në Kosovë, është zvogëluar për 13 mijë e 302 biznese vetëm për vitin 2023. Kjo sipas tij, tregon gjendjen e rëndë ku ndodhet sektori privat, që sipas tij vjen si pasojë e qeverisë e cila në vazhdimësi ka mbajtur një diskurs anti sektor privat.

Por, partia në pushtet po e kundërshton këtë duke u bazuar pikërisht në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Deputeti nga Vetëvendosje, Driton Hyseni, deklaroi se në secilin vit të qeverisjes së tyre janë nga 10 mijë e 500 deri në 11 mijë e 500 derisa numri i atyre që mbyllen varion nga 1500 deri në 1700 biznese, e krejt kjo erdhi si pasojë e masave dhe ndihmës që morën ndërmarrjet nga Qeveria e Kosovës.

E për Lidhjen e Bizneseve të Kosovës, deri të dështimi i veprimtarive erdhi si pasojë e politikave jo të mira fiskale.

Me rritjen e regjistrimit të bizneseve u krenua edhe ministri i Financave gjatë prezantimit të buxhetit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat